Pirro Çako fotografohet për herë të parë me djalin, bën detyrat si baba! Jeta e tij në çift me zyrtaren e drejtësisë(Foto)

Ndonëse është ndër emrat më të suksesshëm në muzikë, Pirro Cako ka zgjedhur të ruajë një profil të ulët në media. Kantautori, prej pak vitesh është bërë sërish baba i një djali, duke shijuar kështu këtë proces përsëri.

Advertisements

E duket se mes shumë angazhimeve që ai ka, gjen kohë edhe për të bërë detyrat si baba. I veshur sportiv dhe me syze dielli, paparaci ynë ka mundur të fotografojë Pirron, teksa lëviz me djalin e tij të vogël. Në daljet e tij publike, ai preferon që të jetë sa më hermetik për jetën private, duke preferuar që mos të ndajë shumë detaje, por tashmë të gjithë e dinë historinë e dashurisë me Lertidën, një emër i njohur në radhët e drejtësisë.

Advertisements

Çifti u bë prindër të një djali pak vite më parë dhe që nga ai moment, çifti nuk e fsheh më historinë e dashurisë, duke preferuar që ta jetojnë edhe në sytë e publikut. Ishte viti 2019, kur i ftuar tek Ardit Gjebrea, Pirro pranoi për herë të parë historinë e dashurisë. Gjatë drekës ata bashkëbiseduan me njëri-tjetrin, ku vëmendjen e tërhoqi një pyetje e Blerina Bombajt drejtuar Pirros.

“A je i lidhur me ndonjë gocë? Sqaroje gjithë këtë publik, gjithë këto goca të reja beqare që janë të interesuara ta dinë”,-i tha ajo. “Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht jam në një shoqëri shumë të mirë, ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kjo gjë”,-u përgjigj kantautori i njohur pa u menduar gjatë.

Dhe kur kanë kaluar 6 vite nga kjo deklaratë, tashmë çifti po shijon edhe prindërimin. Dhe Pirro si një baba shembullor, gjen kohën që të shëtisë dhe djalin, në kohën kur partnerja e tij është e zënë.

Tashmë, jeta e re e kantautorit nuk është më një surprizë, pasi ai dhe Lertida shumë shpesh shfaqen në evente të ndryshme. Nga ana tjetër, shpesh herë i kemi pasur edhe nga e përditshmja e tyre, ku çifti preferon që të jetë tërësisht sportiv. Kjo është hera e parë, pasi konfirmoi historinë e dashurisë, që Pirro fotografohet me djalin e tij të vogël. Kujtojmë që për artistin, ky është fëmija i dytë, pas djalit që ka nga martesa e parë me Inva Mulën.