Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut me kompozitor Pirro Çako dhe tekstshkrues Agim Doçin, ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar nga persona anonimë dhe të paautorizuar, me plot gati 6 milionë shikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar. Shumë njerëz ju rikthyen ta dëgjonin edhe tani që Parashqevi Simaku u shfaq sërish. Por ngjalli shumë debat në rrjet fakti që Pirro Çako e ka fshirë nga Youtube këtë këngë, por kantautori e ka bërë për një qëllim.
Advertisements
Ai ka fshirë këngën e hedhur në mënyrë abuzive nga persona që nuk kanë patur të drejtat e autorit, në mënyrë që ta regjistroj sërish.
Advertisements
Për më tepër tani më që Parashqevi Simaku u gjet ai dëshiron që këngën ta hedhin në kanalet e tyre zyrtare me shpresë që edhe Parashqevia të ketë mundësi të hapë kanalin e saj zyrtar. Nga ky ripublikim edhe Parashqevia do të fitojë atë që i përket. Ndonse pritet që kënga të rikthehet sërish, në mënyrë korrekte me të drejtat autoriale që i përkasin Pirro Çakos dhe Parashqevi Simakut, pasi personi që ka publikuar këngën abuzivisht nuk mund të përfitonte më në kurriz të tyre.