Një ngjarje e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm nga qyteti i Durrësit. Një 84-vjeçar, u sulmua nga një qen pitbull, që endej i lirë nëpër rrugë, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.
Advertisements
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, i moshuari ndodhet në spital, ndërsa në pranga ra pronari i qenit, një 44-vjeçar.
Advertisements
Për këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, po ashtu janë bërë publike edhe deklarimet e dëshmitarëve dhe të afërmëve të të moshuarit.
Një prej dëshmitarëve e cila ka parë ngjarjen, shprehet se qeni i bardhë e kishte shtrirë në tokë të moshuarin dhe po e kafshonte në kokë dhe trup.
Ajo shton se më pas ka ardhur një automjet me ngjyre gri me drejtuese një femër, e cila e ka goditur qenin, duke e larguar dhe ka qenë pikërisht kjo e fundit ka njoftuara më pas edhe policinë.
REPUBLIKA E SHQIPERISE
PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE
DURRËS
INFORMACION
Për referimin e veprës penale te prokurori
Në Durres , me datë 03.11.2023, unë Agim Shurbi, oficer i policisë gjyqesore, në bazë të nenit 293 të K. Pr. Penale, me këtë akt i referoj prokurorit të rrethit gjyqesor Durrës, për ngjarjen e ndodhur si më poshtë:
Me datën 02.11.2023, është marrë njoftimi se, në sektorin hekurudha e pikërishtë në një rrugë lagje, një qenë i racës Pit-bull kishte dalë nga rrethimi i banesës së shtetasit Armand Lala dhe kishte sulmuar dhe kafshuar shtetasin Halil Ibrahim Basha, i datëlindjes 23.12.1939, të cilin e kishin dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës.
Nga ana jonë është ngritur grupi hetimorë dhe është shkuar në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar një sipërfaqe në formë të çrregullëtme gjak me përmasa 1×1 metër dhe në vendin e ngjarjes, në këtë sipërfaqe shikohet që barishtet janë të shtypura sipasojë e përleshjes së qenit me përsonin e dëmtuar. Në këtë sipërfaqe me anë të një tamponi të sterilizuar u morrë material biologjik i ngjashëm me atë të gjakut. Në një distancë rreth 5 metra nga cepi Jug-perendim të banesës së shtetasit Xhevahir Miraka dhe ngjitur me buzën e e asfaltit, u fiksua më tabelën nr.3 një palë syze me skeletë ngjyrë blu, të ndotura me material biologjki si atë të gjakut. Në një distancë 3 metra nga ana Jug-perendimore i kolonës së banesës së shtetasit Xhevahir Miraka dhe 2 metra nga buza e asfaltit, u fiksua me tabelën nr.2 një unazë me ngjyrë floriri, me mbetje biologjike si atë të gjakut.
Në deklarimin e shtetases Xhevahire Lami, e cila ka parë një qenë të bardhë, i cili kishte shtrirë në tokë një të moshuarë që quhej Halil Basha, ku qeni po e kafëshonte. Ajo deklaron se ka ardhur një automjet me ngjyrë gri me drejtuese një femër, e cila e ka goditur qenin, duke e largua. Ajo duke u gjendur përballë kësaj situate ka njftuar Policin e Shtetit dhe ambulancën, të cilët kanë shkuar menjëherë dhe e kanë dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës shtetasin Halil Ibrahim Basha. Shtetësia Xhevahire Lami ka deklaruar se ka parë qenin duke e kafshuar shtetasin Halil Bash në kokë dhe në trupë.
Në deklarimin e shtetasit Bashkim Basha, i cili ka deklaruar se sot me datën 02.11.2023, rreth orës 13.30, ka qënë në banesë dhe ka dëgjuar një zhurmë. Ai ka dalë menjëherë për të ikur, kur i ka ardhur një femër e lagjes, e cila i ka thënë se merri kapelën dhe dhëmbët se janë të xhaxhajt tuaj Halil Basha. Ai ka parë ambulancën duke qëndruar aty dhe pastaj ambulanca është larguar në drejtim të spitalit. Shtetasi Bashkim Basha, duke u gjendur në këto kushte ka shkuar menjëherë në spitalin rajonal Durrës dhe ka parë xhaxhajnë e tij Halil Basha, të kafshuar nga qeni i një shtetasi që ka banesën në zonën e tij, qeni e ka kafëshuar në kokë dhe në disa vende në trupë. Ai deklaron se është takuar me pronarin e tre qenëve pitbull dhe e ka këshilluar, duke i thënë se kujdes me tre qenët se do të kafshojnë banorët e zonës, por pronari i tre qenëve i ka thënë se jashtë nuk sulmojnë njëri me përjashtim në pjesën e brendëshme të oborrit.
Në deklarimin e shtetases Mynevere Jakupi, e cila ka deklaruar se bashkë me bashkëshortin e saj Fatmit Jakupi, i kanë dhënë me qera banesën shtetasit Armand Lala, i cili ka tre qenë, ku njëri është i bardhë dhe dy janë me ngjyrë kafe. Ajo ka deklaruar se banesa është në pronësi të shtetasit Ardian Ismailaj. Ajo ka deklaruar se ky shtetasë është i komunitetit rom dhe është nga Berati
Në deklarimin daj të cilit zhvillohen hetimet, shtetasit Armand Lala ka deklaruar se ne lidhje me ngjarjen ka thënë se: Ai banon në adresën e lartëpërmendur dhe ka 3(tre) qenë Pit-bull, ku dy janë me ngjyre kafe, ndërsa njëri është me ngjyrë të bardhe. Ai këta qëne i ka marrë që klysh të vegjël dhe i ka rritur vetë, ku sot janë rreth 2 vjeçë. Ai këtë banesë ku jetoj e ka marrë me qera shtetasit Fatmir Jakupi Mynevere Jakupi në muajnë Mars 2023. Ai sot ka qënë në punë dhe ka lënë 3(tre) qenët brenda rrethimit të banesës dhe ka kur ka ardhur nga puna i kanë thënë komëshnjët se, qeni i bardhë ka sulmuar dhe kafshuar shtetasin Halil Basha i moshuar, të cilit i ka këputur edhe veshin dhe ndodhet në spitalë.
Në spjegimet e tij ka thënë se e kanë njoftuar komshinjët e pikërishtë një femër që banonë aty dhe e ka parë ngjarjen, në lidhje me sulmin e qënit dhe kafshimin, që i ka bërë shtetasit Halil Ibrahim Bashës.
Shtetasi Armand Lala ka deklaruar se pasi ja tregojë ajo femëra vendin e ngjarjes, ka shkuar dhe ka parë gjak dhe po kështu edhe qeni pit-bull i bardhe ishte i larë me gjakë në gjokës në krahun e majtë.
Ai deklaron se i vjen keq për shtetasin Halit Basha, të cilin e ka kafshuar qeni im i bardhë “Pit-bull”, banorë të cilin ai e njeh dhe është i moshës së thyer. Ai i kërkon ndjesë për dëmtimin që i ka bërë qeni i tij.
Ai thotë se nuk e di këtë faktë, pasi nuk e ka parë vetë por kur kam ardhur ka konstatuar që dera ishte me tel e lidhur dhe poshtë derës ishin vëndosur tulla.
Nga ana jone është bërë kqyerja e vendit të ngjarjes, është marrë deklarim shtetases Xhevahire Lami, deklarim shtetasit Bashkim Basha, deklarim shtetase Mynevere Jakupi, deklarim ndaj të cilit zhvillohen hetimet Armand Lala, vendim ekspertimi mjeko-ligjorë, vendim ekspertimi biologjike, sekuestrimi i provave në vendim e ngjarjes, raportin e shërbimit të patrullave të përgjithëshme, si dhe proces verbalin e kapjes në flagrancë dhe arrestimit në flagrancë të shtetasit Armand Festim Lala.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shakllës së Parë, të Juridiksionit të Pergjithëshëm Durrës, për veprën penale “Braktisja e kafsheve të shoqëruara”, parashikuar nga neni 207/a/2,i K.Penal në ngarkim të shtetasit Armand Festim Lala.