Piu fostoksinë pas sherrit në telefon me bashkëshortin, detaje nga vdekja e nënës së dy fëmijëve! I shoqi jetonte në emigrim

by editor

Shpresa Krëku, 41-vjeçarja që u vetëhelmua mëngjesin e së mërkurës, mësohet se ka pirë fostoksinë pas një sherri me bashkëshortin e saj.

Advertisements

41-vjeçarja kishte debatuar me të shoqin Çlirim Krëku, në telefon, pasi ky i fundit jetonte në Selanik të Greqisë prej 1 viti.

Advertisements

Përpara se të ndërmerrte aktin Shpresa Krëku ka telefonuar të vëllanë duke i lënë amanet fëmijët.

“Nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”, i ka thënë ajo dhe më pas ka pirë 3 kokrra fostoksinë.

Pas telefonatës nga 41-vjeçarja, i vëllai ka shkuar menjëherë në banesën e saj në fshatin Bilçë të Beratit ku e ka gjetur në gjendje kritike.

Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti humbi jetën 15-minuta pas mbërritjes.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërinin e vjekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.

41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj pranë familjes së saj.

You may also like