Piu helm para SPAK pasi humbi shtëpinë për shkak të kredive, djali i burrit nga Lezha që ndërroi jetë në spital: Hetoni…

by editor

Djali i Pal Trushajt, 63-vjeçari që piu helm në ambientet e SPAK dhe ndërroi jetë në spital, ka thyer heshtjen, ndërsa ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë.

I riu pohoi se babai i kishte shmangur problemet financiare që kishte me bankat.

Advertisements

“Jemi të tronditur nga kjo që ndodhi. Babai na shmangte problemet gjithmonë. Në 2014 përmbarimi na bllokoi pagat. SPAK të verifikojë vendimet e gjykatave”, tha i biri. Mësohet se Pal Trashaj humbi shtëpinë nga kompanitë e kredive.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Panorama”, shtetasi P. T., 63 vjeç, ka konsumuar fostoksinë, ju informojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, mëngjesin e sotëm.
(BalkanWeb)

Advertisements

You may also like