Plagosen në aksident tre pjestarë të një familje në aksin Peqin-Elbasan

Aksident në aksin “Peqin-Elbasan”.

Advertisements

Burime bënë me dije se aksidenti në fshatin Bishqem.

Advertisements

Automjeti tip benz me drejtues 24 vjeçarin Ronaldo Shabani, ka humbur kontrollin e automjetit pasi i është bllokuar drejtimi i lëvizjes nga një automjet tjetër. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas.

Në automjetin e shkatërruar nga aksidenti ndodheshin Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani.

Fatmirësisht të tre personat nga e njënjta familje ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për të identifikuar automjetin që i bllokoi rrugën automjetit që drejtohej nga Ronaldo Shabani.