Plagoset një polic në veri të Kosovës, një person sulmoi efektivët me makinë

by editor

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një oficer i saj u plagos pasi u godit me makinë nga një i dyshuar për posedim të lëndëve narkotike në veri të vendit.

I dyshuari shpërfilli urdhrat e policëve për të ndaluar për një kontroll në fshatin Suhodoll në Mitrovicë të Veriut, vend i banuar me shumicë serbe, dhe e goditi oficerin para se t’ia ka mbathte në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Advertisements

Policët përdorën armët e tyre të zjarrit “për të mbrojtur jetën dhe për ta vënë situatën nën kontroll”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që në makinën e braktisur policia gjeti rreth 2 kilogramë lëndë narkotike të llojit marihuanë.

Advertisements

You may also like