Plagosi 41-vjeçarin me thikë në Vlorë, momenti kur autori vihet në pranga (Video)

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 51-vjeçarin Abaz Rohani alias Gjolek Memet në lidhje me plagosjen që ndodhi mbrëmjen e së dielës.

Advertisements

Pas disa orësh kërkime, efektivët arritën të gjejnë autorin të fshehur në banesën e vëllait të tij, aktualisht e pabanuar.

Advertisements

Këto janë momentet, kur ai u vu në pranga në një prej dhomave të shtëpisë.

Ngjarja në fjalë ndodhi të dielën në lagjen 15 Tetori. Pas një konflikti për motive të dobëta, 51-vjeçari plagosi me thikë Xhafer Kamberin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se po vijon kontrollet me qëllim gjetjen e thikës me të cilën u krye plagosja./tvklan.al