Plagosi ish-të dashurën, 41-vjeçari para policisë: Më kërkoi të ndaheshim, unë s’doja…

by editor

Zbardhet deklarata e 41 vjeçarit që plagosi me thikë një ditë me parë ish të dashurën e tij në lagjen nr 4.

Advertisements

Sipas burimeve konfidenciale bëhet e ditur se 41 vjeçari pasi është arrestuar nga policia ka dhënë deklaratën paraprake në të cilën ka sqaruar se me Mandarina Çelën, e datëlindjes 1978, nuk e kishin shkëputur marrëdhënien.

Advertisements

“Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike, më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë, gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”, ka thënë 41-vjeçari.Këto kanë qenë fjalët që 41 vjeçari ka rrëfyer përpara policisë së Korçës ndërkohë që do të jenë veprimet e tjera hetimore që do të zbardhin ngjarjen e rëndë.

Manderina Çela u plagos me thikë në zonën midis mjekrës dhe qafës nga Ilir Çami mëngjesin e së mërkurës.

Advertisements

Plaga nuk ka qenë shumë e rëndë dhe aktualisht Çela ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Ilir Çami pritet të njihet me masën e sigurimit në ditët në vijim.

You may also like