Plagosi me armë 3 persona në Athinë, vetëdorëzohet në policinë greke 39-vjeçari nga Vlora (EMRI + FOTO)

39-vjeçari nga Vlora Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi është vedorëzuar pranë autoriteteve greke, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2023 për plagosjen e 3 personave.

Advertisements

Fillimisht në komisariat është paraqitur avokati mbrojtës i Idrizit, avokati Spyros Dimitriou dhe më pas 39-vjeçari. Në deklraratën e dhënë përpara policisë, Nardi alias Fatbardh Idrizi ka deklaruar se pas ngjajres ishte arratisur për në Shqipëri e ndërsa tashmë ka vendosur në vetëdorëzohet.

Advertisements

Si ndodhi ngjarja:

Plagosja e 3 personave ka ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2023 teksa 39-vjeçari po udhëtonte nëpër Athinë së bashku me një tjetër person. Në një moment ata janë konfliktuar me 3 shtetas të tjerë, ndërsa pak metra më tutje Idrizi së bashku me shokun e tij zbritën nga automjeti duke nisur kështu një përleshje fizike.

Në një moment 39-vjeçari hapi zjarr duke lënë kështu të plagosur 3 personat e ardhur nga Kreta për në Athinë për të festuar me miqtë e tyre.

Pas ngjarjes policia shpalli në kërkim autorin kryesor, Nardi Idrizi, ndërsa arrestoi shokun e tij Emiljano Jakupi, 35 vjeç. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim edhe si pjesëmarrës në vrasjen e 40-vjecarit nga Delvina, Pëllumb Islami, në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” të Athinës. Jakupi kishte precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash.