Ngjarja e ndodhur në Kukës, ku një person plagosi kushëririn e kryebashkiakut të qytetit, është zbardhur me dëshminë e autorit, Sebastian Muçmata. Ai ka treguar se plagosja ndodhi pas një incidenti të ngjashëm, ku vëllai i të plagosurit, Qerimi, i drejtoi armën babait të tij, Izet Muçmata, gjatë një përplasjeje.
Advertisements
Muçmata ka sqaruar se nuk kishte për qëllim të vriste dikë, por, pasi vëllai i të plagosurit kishte sulmuar babanë e tij, ai mori armën e tij dhe qëlloi në drejtim të Qerimit dhe Elvis Halilajt, vëllait tjetër të të plagosurit.
Advertisements
“Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të shtuar se nuk kam shkuar për të vrarë njeri, por në momentin që kam shkuar, aty Qerimi (vëllai i të plagosurit) i ka drejtuar armën babait tim Izetit (Muçmata), në këto momente kam shkuar menjëherë te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvisi Halilaj”, shpjegoi Muçmata.
Ai theksoi gjithashtu se nuk kishte pasur qëllim për të vrarë asnjë person, por vetëm veproi në një moment të shtypur emocionalisht, pas një akti dhune të mëparshëm ndaj vëllait të tij, Zenelit, i cili u rrah dhe u la pa ndjenja.