Autori i sulmit me thikë që plagosi katër persona në Ferizaj është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës.
Advertisements
Ai do të mbahet në paraburgim për 48 orë dhe më pas do të dalë përpara Gjykatës, ku do të përballet me akuzën për vrasje të rëndë në tentativë.
Advertisements
Prokuroria e Ferizajit njoftoi se autori ka një të shkuar kriminale; ai ishte dënuar për vrasje në vitin 2016 dhe ishte liruar nga burgu në shkurt të këtij viti.
Incidenti ndodhi rreth orës 15:00, kur një person sulmoi me thikë katër persona në qytet, duke përfshirë dy të mitura që ndodheshin aty për të vizituar të afërmit e tyre.
Advertisements