Zenel Muçmata, që dyshohet se se është përfshirë në plagosjen e kushëririt të kryebashkiakut të Kukës, u la në burg nga Gjykata e Kukësit.
Advertisements
Kërkesa e prokurores së çështjes, Vilma Kapaj, për masën paraprake është marrë parasysh nga gjyqtarja paraprake e gjykatës së shkallës së Parë Suada Kurti duke vendosur lënien në burg pa afat të shtetasit Zenel Muçmata.
Advertisements
Ai u arrestua të hënën në Tiranë, si dyshuar për përfshirje në ngjarjen datës 19 shkurt të këtij viti në Bicaj të Kukësit,ku mbeti i plagosur Elvis Halilajt. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. Bashkë me Zenelin u arrestuan Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj.
Vlerësimi për masën e arrestit për këta dy të fundit do të bëhet të enjten 27 shkurtit. Kujtojmë se Gjykata e Kukësit, më 24 shkurt ka lënë Sebastian Muçmatën, në masën e sigurisë arrest me burg pa afat pasi më 19 shkurt plagosi me armë zjarri Elvis Halilajn.Shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt, I cili pretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht Drejtori i Shërbimeve Publike në bashki, Zenel Muçmata, vëllai i Sebastianit. Ai pretendon se ka ndërhyrë për të mbrojtur familjaret e tij dhe nuk kishte për qëllim ta vriste të afërmin e kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.