Plagosja e të riut në Shkodër, ende mister arsyet

by editor

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri në këmbë të një të riu në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen “Mark Lula”. Ndue Preka po ecte në këmbë në momentin kur është qëlluar ndaj tij.

Advertisements

Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar. Deri më tani policia nuk jep detaje rreth motiveve të ngjarjes.

Advertisements

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen “Mark Lula”, është dëmtuar lehtë në këmbë dyshohet me armë zjarri pistoletë shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua në Komisariat për sqarimin e rrethanave.

Advertisements

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

You may also like