Plagosja në Krujë, identifikohet tregtari i makinave që u qëllua me armë zjarri (Emri)

by editor

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Krujës.

Advertisements

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Zimzenel” të qytetit, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Artan Goga, tregtar makinash. Ndaj tij është qëlluar me një armë zjarri pistoletë në pjesën e kokës.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

You may also like