Plagosja në Peqin, arrestohet dëshmitari, fshehu pamjet e kamerave. Zbardhen detaje të reja!

by editor

Policia tha se një 50-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi fshehu disa prova në lidhje me plagosjen me armë zjarri dy ditë më parë.

Advertisements

Në ngjarjen e ndodhur në lagjen Xhami, shtetasi A. T, 26 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.

Advertisements

Ndërkohë 50-vjeçari S. Ll., është vënë në pranga pasi nuk ka kallëzuar krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave, të subjektit të tij në afërsi të vendit të ngjarjes.

Dëshmitari akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Advertisements

Sipas policisë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të dyshuar, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

You may also like