Plagosje me thikë në një servis, policia në kërkim të autorit (Emrat)

by editor

Një 38-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në Gjirokastër. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Advertisements

“Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

You may also like