Plagosje me thikë në Tiranë

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë, pasi është sulmuar me thikë.

Advertisements

Burime për News 24 bëjnë me dije se autori është arratisur dhe se policia po punon për kapjen e tij.

Advertisements

I plagosur me thikë ka mbetur Eduart Rrapi, 53 vjeç.

Sherri mes autorit dhe të plagosurit dyshohet se ka ndodhur për motive te dobëta.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

Sipas policisë autori është shtetasi me iniciale A. P., 24 vjeç.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme