Një plagosje me thikë ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin, i cili pas një debati për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë 37-vjeçarin.
Advertisements
I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
I arrestuari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Mjeti prerës, me të cilin autori plagosi 37-vjeçarin, është gjetur dhe sekuestruar nga policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Menjëherë pas njoftimit rreth orës 00:10 për një plagosje me mjet prerës në rrugën ‘Ndre Mjeda’, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi G. P. ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt’,” njofton policia.