Masat ajrore afrikane të cilat kanë hyrë në territorin e ballkanit kanë bërë që kjo javë të jetë e ngrohtë dhe me mot të qëndrueshëm. Sipas meteorologëve edhe fundjava do të jetë me diell.
Advertisements
“Për sa i përket të shtunës dhe të dielës, paraditet do të jenë me diell, pjesa e dytë e ditës vranësira. Vranësira të lehta dhe kalimtare në bregdet dhe zonat të ulëta, vranësira më të shpeshta në zonat malore, megjithatë situatë mbetet e qendrueshme”, tha meteorologia Lajda Porja.
Advertisements
Fundjava do jetë me temperatura të ngjashme me Qershorin, pasi termometri do të ngjitet në 30 gradë Celsius, duke u dhënë mundësinë qytetarëve që të shijojnë plazhet e vendit.
“Janë masa ajrore me origjinë afrikane, të cilat kanë mbërritur drejt brigjeve mesdhetare, duke sjellë menjëherë ndryshim të temperaturave, sidomos në vlerat maksimale. Rriten lehtë vlerat minimale, duke qenë se mëngjeset dhe mbrëmjet janë pak të freskëta, parashikohet të shtunën, në mëngjes të ketë një rritje të lehtë, duke bërë që zonat me temperaturë më të ulëta të jenë deri në 7 gradë, po ashtu edhe e diela sjell një rritje të lehtë të tyre, maksimumi 30 gradë”, tha meteorologia Lajda Porja.
Ndërkohë që parametri i erës sipas sinoptikanëve nuk do të jetë shqetësues.