Votuesit zviceranë dolën në kutitë e votimit të dielën për të votuar kundër zgjerimit të autostradave.
Advertisements
Propozimi i qeverisë zvicerane për të ndarë 5.3 milionë euro për zgjerimin e autostradave dhe ndërtimin e rrugëve të reja në gjashtë lokacione kyçe, duke përfshirë afër Bernës dhe midis Gjenevës dhe Lozanës, u refuzua nga 52.7% e votuesve.
Advertisements
Plani, i miratuar nga parlamenti vitin e kaluar, u përball me kundërshtimin e atyre që shqetësoheshin për ndikimin dhe efektivitetin e tij mjedisor, shkruajnë mediat e huaja.
Kundërshtimi erdhi edhe pse Qeveria federale, argumenton se vëllimi i trafikut në rrjetin e autostradave është rritur më shumë se pesë herë gjatë 60 viteve të fundit.
Advertisements
Dhe rezultati u festua nga Partia e Gjelbër, e cila e quajti propozimin “një politikë transporti të vjetëruar”.
Së bashku me grupet e krahut të majtë dhe mjedisor, të Gjelbërit bënë fushatë kundër projektit, duke theksuar ndikimin e tij mjedisor dhe shqetësimin se rrugët më të gjera do të çonin vetëm në më shumë trafik.
Ata tani avokojnë që fondet të përdoren për transportin publik, lëvizshmërinë aktive dhe rinovimin e autostradave ekzistuese.
Mattea Meyer nga kampi jo u shpreh e kënaqur me rezultatin e referendumit.
“Jam jashtëzakonisht e kënaqur që shumica e popullsisë nuk dëshiron një zgjerim të autostradës, dhe në vend të kësaj dëshiron më shumë mbrojtje klimatike, një tranzicion transporti që nuk është në kundërshtim me klimën, gjë që nuk është zgjerimi i autostradës”, ka thënë ajo.