Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është shoqëruar me debate, ku demokratët i kanë kujtuar deputeti të PS se është marrë i pandehur nga SPAK.
Advertisements
Deputetja e PD, Ina Zhupa me ironi tha se Ndreca nuk ka nevojë për avokat, pasi ka atë të Ilir Beqajt.
Advertisements
Ndërkohë deputeti i PS iu përgjigj, duke i thënë mos ti futen diskutimit në aspektin personal, pasi nuk është etik.
Albana Vokshi u shpreh se SPAK ka folur dhe Plarent Ndreca nuk duhet të ishte më në Komision.
Advertisements
Pjese nga debati:
Metaj: Kolegu Ndreca nuk ka nevojë ti bëj unë avokatin, aq më pak për atë që ai përfaqëson. Jam duke thënë që mirë është mos të merremi me disa cështje që i përkasin drejtësisë. Për ne SPAK nuk është një mjet selektiv. Mirë është që të jeni konstruktiv. Tja lëmë drejtësisë të shprehë opinionin e saj.
Zhupa: Ndreca nuk ka nevojë për avokat, sepse ka atë të Ilir Beqajt, kështu që u lodhe kot.
Ndreca: Zonja Zhupa, se unë mendoj që nuk është etike të hyjmë në diskutime personale, se nuk e kam me qejf, sepse po ti hyjmë nuk e dimë ku dalim.
Vokshi: Lërë me mirë mos e zgjat, sepse SPAKU foli. Nuk të ndihmon kjo gjëja. E moralshme do të ishte mos të ishe aty.
Ndreca: Unë jam avokat vetë, mbrohem vetë dhe i dal gjerave për zot