Një fluturim i Ryanair nga Mançesteri për në Korfuz u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bolonja të Italisë, pasi një përplasje e ashpër mes dy pasagjerëve e vuri në rrezik sigurinë e udhëtimit.
Advertisements
Incidenti ndodhi pasditen e së martës, më 29 prill, pak kohë pasi avioni ishte nisur nga Aeroporti i Mançesterit rreth orës 17:30 (me orën lokale).
Advertisements
Fillimisht, dy pasagjerët ishin ulur në vende të ndara, por vendosën të uleshin bashkë, një ndryshim i vogël që u kthye në kaos total brenda kabinës.
Sipas raportimeve të Manchester Evening News, situata doli jashtë kontrollit dhe përplasja verbale dhe fizike mes tyre alarmoi ekuipazhin dhe pasagjerët e tjerë.
Për këtë arsye, piloti mori vendimin të devijonte avionin për një ndalesë urgjente në Aeroportin e Bolonjës.
Pamjet filmike të publikuara nga Daily Mail tregojnë momentet dramatike të ndërhyrjes së forcave të rendit italiane.
Në video, një grua shihet duke u tërhequr me forcë nga policët, të cilët e mbajnë nga krahët dhe këmbët për ta nxjerrë jashtë avionit.
Një pasagjer tjetër, gjithashtu i përfshirë në konflikt, largohet nën mbikëqyrjen e oficerëve, ndërsa pasagjerët e tjerë shikojnë të shokuar.
Pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe largimit të pasagjerëve problematikë, fluturimi rifilloi udhëtimin drejt destinacionit dhe mbërriti në Korfuz rreth orës 22:40 ( me orën lokale), me një vonesë të konsiderueshme.