“Plas” sherri në mbledhjen e “Rithemelimit”/ Shehu dhe Nallbati përplasen fizikisht: Na çmende…

by editor

Dy deputetët jane kapur edhe fizikisht me njeri-tjetrin

Advertisements

Deputetët demokratë Tritan Shehu dhe Bledion Nallbati janë përplasur fizikisht sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar lidhur me mënyrën se si duhet të vijojë opozita aksionin e saj.

Advertisements

Shehu ka qenë i pari që ka theksuar se aksioni duhet të ketë në fokus arrestimin politik të Berishës, por kjo nuk është pritur mirë nga deputeti i Korçës.

Debati i tyre nuk ka mbetur te fjalët, por siç mësohet, dy deputetët jane kapur edhe fizikisht me njeri-tjetrin dhe është dashur ndërhyrja e kolegëve të tjerë për të shmangur agravimin e situatës.

Tritan Shehu: Nuk jam kundër negociatave në parim. Por gjërat kanë ndryshuar dhe janë përkeqësuar. Kemi liderin politik në arrest shtepie. Dhe në keto kushte unë mendoj se duhet të kemi një aksion tjetër të kordinuar. Ne duhet të luftojmë për elektoratin tonë. Prandaj duhet të vazhdojmë një aksion në rruge e kudo ndoshta edhe poshte ballkonit të liderit tonë.

Nallbati: Jam dakord me këtë që thotë profesori. Madje propozoj që me nisjen e aksionit të lëmë t’a drejtojë Tritani, e ne të gjithë t’i shkojmë nga pas.

Nallbati: Ik more ik. Na ke çmendur me këto muhabete. S’ke bërë asgjë për aksion dhe vjen e flet.

You may also like