Plas sh*rri në urbanet e Tiranës, grushte e shk*lma mes pasagjerëve dhe fatorinos (VIDEO)

Një video e publikuar në rrjetin social TikTok, po bën xhiron e rrjetit, teksa në një nga autobusat e linjës së ‘Tiranës së Re’, është regjistruar një incident mes fatorinos dhe pasagjerëve.

Advertisements

Në video shfaqet fatorino duke u dhunuar nga pasagjerët, ku këta të fundit e godasin me shkelma edhe në momentin që ai është i rrëzuar, ndërsa edhe punonjësi i linjës së transportit publik i kundërpërgjigjet me grushte.

Advertisements

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përdorimin e dhunës, në një nga linjat më të mbingarkuara dhe më problematike.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë, që dhuna është e pranishme në urbanët e kësaj linje.