“Plazhi me ujin më të kaltër në botë ndodhet në jug të Shqipërisë” – Rama publikon shkrimin e revistës së njohur

by editor

Plazhi me ujin më të kaltër në botë ndodhet në jug të Shqipërisë dhe është Plazhi Pasqyra. Kjo është bërë e ditur nga Revista e njohur Travel+Leisure, shkrimin e të cilës e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.

Advertisements

Sipas vlerësimit, Plazhi Pasqyra është i pari në listë, duke u ndjekur nga nga Plazhi i Gjatë (Paralia Mpouka) në Greqi, me pas Kassiopi po në Greqi në vendin e tretë dhe Plage de la Vernette në Francë e Plazhi Kaputaş në Turqi që përmbyll pesëshen e më të mirëve.

Advertisements

“Kërkimet treguan se plazhi me ujin më blu në botë gjendet në Europë dhe përkatësisht në Shqipëri.

Revista e njohur Travel+Leisure, rrëfen se për të ndihmuar njerëzit të gjejnë ujin më blu, grupi CV Villas analizoi rreth 200 plazhe përreth botës, duke përdorur kodin RGB të ngjyrës dhe duke e kryqëzuar atë me kodin YInMn Blue ose bluja më e thellë që ekziston, e cila u zbulua në vitin 2009, nga shkencëtarët e Oregon State University në SHBA.

Advertisements

Hulumtimi nxori se Plazhi Pasqyra në jugun e Shqipërisë është plazhi me ujin më blu në botë

Revista thote se Plazhi Pasqyra është vetëm 12.4 pikë (ose gradacione) larg nuancës YInMn Blue, çka e vendos atë të parin në listë, ndjekur nga Plazhi i Gjatë (Paralia Mpouka) në Greqi, në vendin e dytë me 13.6 pikë larg YInMn Blue, e pastaj Kassiopi po në Greqi në vendin e tretë dhe Plage de la Vernette në Francë e Plazhi Kaputaş në Turqi përmbyllin pesëshen e më të mirëve

“Morali i kësaj historie”, përfundon revista, “është se nëse dëshironi të shihni disa ujëra vërtet të kaltër, rezervoni sa më parë një fluturim për në Shqipëri dhe në Greqi””, shkruan Rama.

You may also like