Efektivi Erjon Goxhara, i cili plagosi me armë zjarri drejtorin e Entit Rregullator të Energisë, Lorenc Kostën, ka dalë këtë të premte para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.
Advertisements
Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga “Ora News” Goxhara u shfaq mbrapa “kafazit të qelqtë” i penduar.
Advertisements
Por kjo nuk ndikoi në vendimmarrjen e Gjykatës e cila në përfundim të ballafaqimit të palëve vendosi masën e arrestit me burg për efektivin e policisë.
Kujtojmë se Erjon Goxhara u vetë-dorëzua dy ditë më parë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, së bashku me armën e shërbimit me të cilën qëlloi 45-vjeçarin.
Advertisements
SI NDODHI PLAGOSJA?
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 , të 19 gushtit 2024 në zonën e “Komunës së Parisit”. Efektivi qëlloi me 5 plumba drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kostën, pasi ky i fundit kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e Goxharës.
Erjon Goxhara ka pohuar para efektivëve se nuk ishte qëllimi i tij që të vriste Kostën, për këtë arsye e kishte qëlluar me armën e shërbimit në pjesët e poshtme të trupit.
Në dëshminë e siguruar nga mediat, efektivi ka treguar dhe rrjedhën e ngjarjes. Ai bëri me dije se pak para se të qëllonte me armë Kostën, ai së bashku me vajzën ishin duke drekuar në një “fast food” në zonën e “Komunës së Parisit”.
Sipas asaj që efektivi deklaroi në momentin që ishte në shoqërinë e vajzës, drejtori i Entit Rregullator të Energjisë e kishte provokuar duke kaluar para tavolinës së tyre.
Madje, Goxhara thotë se Kosta i kishte thënë edhe se “nuk ke çfarë më bën se unë të heq nga puna”.
“Ndodhesha tek Komuna e Parisit me time bijë, ishim ulur në një sufllaqe. Para tavolinës sonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Kaloi dy herë para tavolinës sime. Ai më ngacmonte gjithmonë që përballeshim dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna. Në përballjen e fundit nuk durova më dhe e qëllova. Nuk kam dashur ta vras prandaj qëllova poshtë. Pas ngjarjes kam telefonuar tim bir dhe e kam takuar. Ikëm bashkë me taksi për në Fresk. Aty jam përballur me një polic civil i cili më thirri me emër dhe më tha të qëndroj duke më nxjerrë armën. Unë i thashë më mirë vras veten sesa të dorëzohem dhe jam larguar në drejtim të Dajtit derisa vendosa të vetë-dorëzohem”, mësohet të ketë thënë efektivi i Policisë.
Ndërkaq “Ora News” publikoi sot dhe dëshmitë e plota para hetuesve të të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.
DOSJA E PLOTË E DËSHMIVE
Shtetasja Griselda Goxhara ndër të tjera deklaron se fillimisht ka pasur marrëdhënie të mira, korrekte me bashkëshortin, me ulje dhe ngritjet e saj, si çdo çift tjetër.
Rreth një vit pasi kishte filluar punë si juriste, Entit Rregullator të Energjisë ka krijuar njohje dhe afrimitet me shtetasin Lorenc Kosta, të cilin e kishte në punë.
Ky i fundit kishte pëlqim dhe në një moment dobësie shtetasja Griselda Goxhara deklaron se:
“Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja.
Fillimisht, pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja.
Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta.
Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje.
Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.
Shtetasi Ergis Goxhara ndër të tjera deklaron se: “Rreth orës 14:35 kur unë isha bërë gati për të dalë nga shtëpia dhe të shkoja në punë mua më ka marrë në telefon sërish babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri.
Ne kemi biseduar disa herë pastaj kësaj telefonate ku ai më ka thënë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi ne do të shkonim në zonën e Freskut, pasi atij i duhej të shkonte atje.
Gjatë kohës që ne kemi komunikuar në telefon, unë kam vënë re që ai ishte në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe mua m’u duk që ai gjatë tërë kohës ishte në panik. Unë kam dalë në vendin ku ai më tha që ta prisja dhe gjatë rrugës që ai po vinte kemi komunikuar disa herë të tjera ku e pyesja se ku ishte dhe nëse ishte mirë.
Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozës në këmbë, ne kemi marrë një taksi dhe jemi nisur për në zonën e Freskut. Kemi ndjekur rrugën nga rrugicat ku banon ish-presidenti Bamir Topi, kemi dalë te restorant “Fresku” dhe më pas kemi marrë rrugën për nga zona e “Thesarit” në Fresk.
Gjatë rrugës, pasi dhe unë kam qenë shumë i tronditur nga ccfarë kishte ndodhur, mesa mbaj mend babai im ka biseduar disa herë në telefon, mesa unë kuptova me drejtues policie që pyesnin se ku ai ndodhej, por babi u ka thënë që nuk ua tregonte se ku ndodhej.
Sapo ne kemi mbëritur te zona e “Thesarit të Shtetit” kemi zbritur të dy nga taksia dhe shoferit të taksisë i tha të priste, kurse mua më tha që ta ndiqja nga pas.
Menjëherë në këtë moment sapo qe kemi zbritur na janë afruar dy punonjës policie të veshur civilë, të cilët e kanë thirrur në emër babain tim Erjon dhe ai sapo i pa u largua me vrap në drejtim të rrugicave të pallateve pranë “Thesarit” duke u thënë këtyre personave që më mirë vras veten se sa të kalbem në burg.
Këta persona e kanë thirrur: “Erjon, hajde me ne!”, por babi u largua me vrap dhe këta të dy e kanë ndjekur me vrap nga pas. Menjëherë pas kësaj shoferi i taksisë u largua, kurse unë kam qëndruar në trotuar dhe nga një mjet tip “BMW X5”, ngjyrë e bardhë mua më ka thirrur një person që të afrohesha. Unë kam refuzuar dhe më pas nga kjo makinë ka zbritur dajua im, i cili quhet Marsel Seferi dhe është punonjës policie, në dijeninë time në Strukturat Operacionale të Policisë.
Ai m’u afrua dhe më mori dhe së bashku ne hipëm në mjetin “BMW X5” për të cilin pasi e pyeta ai më tha se është mjet i punës.
Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli, pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës së drejtuar nga Breçani
Mua dajua pasi kam hipur në mjetin në fjalë më ka thënë se do të shkonim te Drejtoria e Policisë ku unë do të jepja deklarime për ccfarë dija dhe se cfarë kishte ndodhur.
Pak a shumë ky është itinerari i lëvizjeve të mia sot dhe se ccfarë ka ndodhur. Unë kaq arrij të mbaj mend pasi jam dhe shumë i tronditur psikologjikisht nga e gjitha cfarë ka ndodhur.
Ndër të tjera shtoj se midis prindërve të mi ka rreth një muaj që kane lindur disa kontradikta dhe debate e mosmarrëveshje.
Mesa unë kam kuptuar dhe kam dëgjuar, këto debate kanë lindur pasi im atë dyshonte se mamaja ime e tradhëtonte atë me një koleg të punës.
Mamaja ime prej afro 5 vitesh punon si specialiste pranë ERE-s. Pasi im atë e ka provokuar në lidhje me një koleg të sajin të quajtur Lorenc, mami ia ka pranuar babit që dyshimet që ai kishte në lidhje me Lorencin ishin të vërteta dhe se ajo e kishte tradhtuar”.
Në deklarimin e tij shtetasi Laert Beqiri deklaron se daja i tij shtetasi Erjon Goxhara pasi ka mësuar se Griselda e ka tradhtuar, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten.
“Më datën 19.08.2024 në prezencën e tij Erjoni dhe Griselda janë takuar ku kanë pirë kafe në një lokal në hyrje të TEG dhe kanë biseduar për të ardhmen ku Erjoni ka kërkuar që bashkëshortja e tij ti kërkonte falje, por që nuk ka ndodhur nga ajo.
Ai ka tentuar ta godasë, por nuk është lejuar nga nipi i tij, i cili në vazhdim nipi ka shoqëruar shtetasen Griselda Goxhara për në banesë ndërkohë që gjatë kësaj kohe ajo godiste veten me grushte në fytyrë, gërvishte dhe qëllonte veten në pjesë të ndryshme të trupit”.
Nga deklarimi i shtetasit Marsel Seferi ndër të tjera ai sqaron se autori i dyshuar shtetasi Erjon Goxhara në orën 14:34 në aplikacionin “Whatsapp” i ka dërguar një video ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, ndërsa në orën 15:00 shtetasi Marsel Seferi i ka kthyer mesazh: “..ca është kjo, se s’po e kuptoj…”
Nga ana jonë u këqyr telefoni i shtetasit Marsel Seferi, ku videoja u ruajt në CD për t’iu bashkëlidhur procesverbalit përkatës.
Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Elton Rodheshi ka deklaruar se është koleg pune me shtetasin Lorenc Kosta dhe rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që: “Më qëlluan poshtë shtëpisë”.
Pasi ka shkuar në vend shtetasi Elton Rodheshi e ka pyetur si është, ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte diccka e më pas e ka plagosur me armë.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me procesverbalin përkatës janë këqyrur pamjet filmike të kamerave të bizneseve të zonës përreth, ku shfaqet autori i dyshuar i cili pasi del nga një automjet tip “Mitsubishi” drejtohet në trotuarin në afërsi të servis “Tata”, ku në dorën e djathtë mban një armë tip pistoletë me të cilën merr drejtim qitje në pjesët e poshtme të gjymtyrve dhe qëllon në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta disa herë.
Provat e administruara gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme shkencore.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë janë siguruar prova dhe fakte se shtetasi Erjon Xhevdet Goxhara me veprime aktive për motive të dobëta xhelozie ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Lorenc Vasil Kosta, duke i shkaktuar atij dëmtime trupore.
Për sa më sipër shtetasi Erjon Goxhara ka konsumuar elemetë të veprave penale të Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Në këto rrethana nga e policisë gjyqësore, pasi është kapur është bërë ndalimi me iniciativë i shtetasit Pajtim Sulshabanaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga neni 139 I Kodit Penal.
Në rastin konkret, duke qenë se sanksionet ligjore që parashikon vepra penale e kryer përputhen me kriteret e parashikuara nga neni 253 të Kodit të Procedurës Penale, ndalimi i tij me iniciativë i kryer ndaj të dyshuarit është kryer konform me ligjin.