“Plumbat e kanë zënë Pukën në sup dhe në kraharor”/ Detaje të reja nga atentati në Lezhë: kanë zbritur nga një makinë Audi në ngjyrë të bardhë…

by editor

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur pak orë më parë ndaj 54-vjeçarit Agron Puka në fshatin Rrilë të Lezhës.

Advertisements

Duket se kanë qenë tre autorët të cilët kanë zbritur nga një makinë Audi në ngjyrë të bardhë, duke qëlluar mbi 54-vjeçarin.

Advertisements

Gazetari Elidon Ndreka raporton se plumbat e kanë zënë Pukën në sup dhe në kraharor, por se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po merr kamerat e sigurisë nga një lokal pranë shkollës 9-vjeçare ku edhe ndodhi ngjarja, me qëllim identifikimin e autorëve.

You may also like