Po bënin fluturime provë për stërvitje me parashutë! Rrëzohet avioni i policisë, humbin jetën 6 persona

Këtë të premte në Tajlandë ndodhi një aksident ajror pranë qytetit turistik Hua Hin, ku një avion i vogël i policisë u rrëzua në det, duke shkaktuar një tragjedi me gjashtë viktima.

Advertisements

Sipas agjencisë Xinhua, avioni, i cili i përkiste departamentit të aviacionit të policisë, kishte nisur një fluturim testues për ushtrime me parashutë, kur pësoi një defekt në motor menjëherë pas ngritjes.

Advertisements

Raportimet nga Thenationthailand bëjnë me dije se nga rrëzimi humbën jetën pesë persona në vendngjarje, ndërsa një tjetër u dërgua me urgjencë në spitalin Hua Hin në gjendje të rëndë, por më vonë ndërroi jetë. Në bordin e avionit ndodheshin gjashtë oficerë – përfshirë pilotë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit.

Hetimet paraprake sugjerojnë se shkaku i aksidentit ishte një defekt i menjëhershëm në motorin e avionit. Autoritetet dhe Forcat Ajrore tajlandeze vijojnë punën për të përcaktuar saktësisht shkaqet e rrëzimit.