“Po bënin zhurmë dhe e shanë”, flet gruaja e të moshuarit në Shkodër: Burri mori çiften…

by editor

Bashkëshortja e Fasli Hykës, Hyrije Hyka, ka dëshmuar se si burri i saj qëlloi në drejtim të tre të rinjve të cilët i shpëtuan plumbave. 83-vjeçarja rrëfen se bashkëshorti i saj Fasli Hyka dëgjoi disa zhurma pas mesnate që vinin nga rruga dhe po i shqetësonin dy të moshuarit.

Në atë moment ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të vinin për të vendosur qetësinë. Pa kaluar shumë kohë 83-vjeçarja, e cila ndodhej në shtrat në atë moment tregon se dikush e ka sharë burrin e saj, i cili ka marrë çiften më pas duke qëlluar në drejtim të tyre.

Advertisements

Bashkëshortja e 83-vjeçarit që u arrestua nga FNSH pasi u neutralizua brenda banesës në operacionin që zgjati 3 orë e gjysmë, thotë se burri i saj deshi të dorëzohej në polici në orët e mëngjesit ndaj edhe nuk pranoi më përpara derisa u arrestua pas ndërhyrjes nga efektivët. Fasli Hyka sipas bashkëshortes së tij përveç punëve normale gjatë regjimit të komunizmit ka punuar edhe në sigurimin e shtetit si agjent vullnetar.

83-vjeçarja është e vetme në shtëpi tashmë pas arrestimit të burrit të saj ndërsa lëviz me shumë vështirësi për shkak të disa sëmundjeve që ka. Çifti i të moshuarve jetojnë prej vitesh të vetëm në shtëpi ndërsa autori i dyshuar Fasli Hyka ka një djalë nga martesa e tij e parë. Hyrije Hyka do ta ketë të vështirë ta përballojë jetesën e vetme për shkak të sëmundjeve që ka dhe se nuk mund të dalë nga shtëpia.

Advertisements

You may also like