“Po dal të pi një…”/ Çiljeta zbulon si reagoi kur gruaja e Albanit u nda nga jeta

by editor

Thonë se rastësia është mbreti i botës.

Advertisements

Kështu duket të jetë edhe historia e lidhjes së dashurisë së Çiljetës dhe Albanit.Këngëtarja Çiljeta Xhilaga në një intervistë në “ZëmeMirën Podcast” ka rrëfyer se si ka reaguar kur partnerja e Alban Hoxhës u nda nga jeta pas lindjes së djalit. Çiljeta tregon se ka lexuar lajmin dhe në atë kohë nuk njihte asnjërin prej tyre.

Por ajo mban mend ndjesinë e saj të pare, pasi histori të tilla bëhen publike për shkak të sesitivitetit që pasqyrojnë.

Advertisements

“Kur ka ndodhur historia e Albanit, mbaj mend që kam lexuar gazetat dhe nuk e njihja fare Albanin. Nuk e kisha haberin kush ishte, se nuk marr vesh fare nga sporti. Isha tek parukeria e mamit. Kam marrë një cigare në dorë dhe kam thënë: “Po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajze”,tregon Çiljeta .

Në atë kohë ajo nuk e dinte se djali i saj i vogël Beko kishte ardhur në jetë pikërisht atë ditë.

You may also like