Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën.
Advertisements
Bëhet e ditur se Gentian Kamberi, 47 vjeç, nga Tirana, drejtonte mjetin taxi kur është përplasur me mjetin që drejtohej nga 22-vjecarja greke Ekaterina Caci.
Advertisements
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj.
Ndërkohë policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.