“Po e kthejnë vendin në kosh”- Nisma për rikthimin e importit të mbetjeve, Jorida Tabaku: Shqipëria nga Europa merr shembujt më të këqij! Në cilin incenerator do t’i djegin?

by editor

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me një nismë për rikthimin e importit të mbetjeve në vendin tonë. Me anë të një shënimi në Facebook, Tabaku thotë se po tentojnë të kthejnë vendin tonë në një kosh mbetjesh.

Advertisements

Tabaku thotë se ‘teksa shpenzimet për instalacionet e korrupsionit në Tiranë, Fier dhe Elbasan rriten vit pas viti, qeveria ka kthyer sërish vëmendjen drejt menaxhimit të mbetjeve’.

Advertisements

Jorida Tabaku thekson se Shqipëria merr nga Evropa shembujt me të këqij, ndërsa shtron pyetjen se “cili incenerator do t’i djegë mbetjet e importuara?”.

“Vjedhja vazhdon pa turp, me tre kontrata që rëndojnë mbi qytetarët. Cili incenerator do t’i djegë këto mbetje? Apo plani real është kthimi i vendit tonë në kosh plehrash, pasi tashmë jemi bërë lavatriçja e parave të pista dhe korrupsionit?

Ne jemi ajo që bëjmë! Një qeveri që pretendon të ndjekë politikat e BE-së për qeset plastike në supermarkete, por që pastaj mbyll sytë dhe promovon incenerimin, është një qeveri hipokrite. Një qeveri që rreh gjoksin për turizmin, ndërkohë që e kthen vendin tonë në koshin e mbetjeve të Europës, nuk është qeveria e shqiptarëve—është qeveria e mbetjeve”, shkruan Jorida Tabaku.

Reagimi i Tabakut:

Në procesin e integrimit, çfarë jemi gati të importojmë nga Europa? Mbetjet apo standardet, vlerat, normat dhe demokracinë institucionale?

Teksa shpenzimet për instalacionet e korrupsionit në Tiranë, Fier dhe Elbasan rriten vit pas viti, qeveria ka kthyer sërish vëmendjen drejt menaxhimit të mbetjeve. Por për çfarë qëllimi? Për ta kthyer vendin tonë në koshin e mbetjeve të Europës. Dhe metoda që kanë zgjedhur? Incenerimi.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hapur për konsultim publik një nismë për importin e mbetjeve, e cila qartësisht është një nga ligjet e radhës të porositura. Ndërkohë, Elbasani po përballet me një krizë të rëndë të landfillit sepse inceneratori nuk funksionon. Fieri po mbytet në mbetje, ndërsa 28 milionë euro kanë përfunduar në llogaritë bankare të hajdutëve që janë ende në kërkim. Tirana mbetet “qershia mbi tortë” e këtij instalacioni korruptiv, ku çdo herë që kryetari i bashkisë krenohet për inceneratorin e Tiranës, një ditë e mohon ekzistencën e tij dhe ditën tjetër e reklamon si sukses.

Vjedhja vazhdon pa turp, me tre kontrata që rëndojnë mbi qytetarët. Cili incenerator do t’i djegë këto mbetje? Apo plani real është kthimi i vendit tonë në kosh plehrash, pasi tashmë jemi bërë lavatriçja e parave të pista dhe korrupsionit?

Ne jemi ajo që bëjmë! Një qeveri që pretendon të ndjekë politikat e BE-së për qeset plastike në supermarkete, por që pastaj mbyll sytë dhe promovon incenerimin, është një qeveri hipokrite. Një qeveri që rreh gjoksin për turizmin, ndërkohë që e kthen vendin tonë në koshin e mbetjeve të Europës, nuk është qeveria e shqiptarëve—është qeveria e mbetjeve!

Asgjë nuk justifikon faktin se sot Shqipëria nga Europa merr shembujt më të këqinj, nga legalizimi i kanabisit e deri te importi i mbetjeve. Por si nuk dëgjuam frymëzim nga BE-ja për luftën kundër korrupsionit, për mbrojtjen e zonave të mbrojtura? Kujtohemi vetëm kur ka raste të tilla favorizuese, ku lista e përfituesve është e kufizuar në vetëm dy apo maksimumi tre kompani.

Ne e dimë se Shqipëria meriton më shumë. Meritojmë një qeveri që mbron mjedisin, vlerëson burimet tona dhe vë shëndetin dhe mirëqenien e popullit të saj në radhë të parë.

Shqipëria ka gjithë potencialin për të ndërtuar një të ardhme ku vendi ynë shkëlqen, jo si një vend plehrash, por si një shembull integriteti dhe prosperiteti. Ndaj, propozimi ligjor duhet parë me lupë dhe duhet refuzuar nëse ngulmon në politikën e vjetër të importit të mbetjeve. Pasi kjo është rruga e duhur për të luftuar për Shqipërinë që e dimë se duhet të jetë e pastër dhe e lirë nga zinxhirët e korrupsionit.

Foto: Mbetjet e Fierit që depozitohen jashtë sepse inceneratori nuk ekziston edhe pse janë paguar 28 mln euro për Incenerstorin e Fierit!

You may also like