Sot Egli dhe Kelly teksa ndodheshin tek Storm Arena kanë diskutuar në lidhje me dinamikat e lojës para dhe pas daljes së banores në raport me Gjestin.
Advertisements
Në një moment Kelly u shpreh se pas daljes së Eglit, dinamika e lojës së Gjestit nuk ishte e njëjtë dhe se ka qenë ajo që e ka mbajtur atë.
Advertisements
Pjesë nga biseda:
Kelly: Po çfarë loje? Nuk është se kishte dinamikën e gjësë që kishte kur ishe ti. Mos ia fut kot.
Egli: Unë e di që nuk do të dal asnjëherë në asnjë konkluzion. Ai do ti qëndrojë të vetës unë e di. Ai ka një gjë që atë të vetën e bërtet, unë duke qenë që nuk bërtas thjesht veproj nuk më ka peshë ajo. Njerëzit përfundimisht duan të dëgjojnë fjalën.
Kelly: Ti e ke fajin.
Egli: Po, po e di. Kanë parë shumë njerëzit, nuk i gënjej dot më as unë. Edhe nëse do të doja ta mbroja prapë nuk e bëj dot më.
Kelly: Nuk ke si e mbron sepse ka rënë në kontradiktë.
Egli: Nëse mundet ta mbrojë dot veten e vet, le ta mbrojë. Është i aftë.
Kelly: Ka rënë në kontradiktë.
Egli: E kuptoj.
Kelly: Veprinet dhe me atë se çfarë ndjen janë të kundërta. Veprimet janë të një personi që ndjen shumë ndërsa fjalët janë të dikujt që po e thotë për lojë.
Egli: Edhe të gjitha veprimet i hedh poshtë duke thënë atë fjalë. Nëse unë e kam vënë para vetes sime dhe kam bërë atë që kam bërë.
Kelly: E ke bërë sepse ke parë veprimet.
Egli: Po. Ajo që më vriste ishte që të gjithë shtëpisë i fliste ashtu siç i fliste dhe mua më thoshte ti po më prish lojën ndërkohë që po shkatërrohesha unë nga ajo gjëja dhe po e mbaja unë në shpinë dhe po kërkoja unë falje për gabimet e tij.
Kelly: A do të drejtën? Për ta mbajtur në lojë e ke mbajtur ti sepse nuk ka shanse. Ike ti, vinte vetëm vërdallë, thyente ndonjë vezë në kokë, bënte ndonjë budallik, u fshinte në ndonjë dollap.
Egli: Po mirë edhe kjo lojë është.