Po i afrohet Floridës! Publikohen imazhet satelitore të NASA-s që tregojnë uraganin shkatërrues ‘Milton’ duke kaluar mbi Gjirin e Meksikës

by editor

Fotot e reja hapësinore tregojnë uraganin Milton, i cili ka detyruar evakuimin e miliona banorëve në Florida, duke kaluar mbi Meksikë.

Advertisements

NASA publikoi imazhe të kalimit të uraganit mbi Gjirin e Meksikës, në brigjet e gadishullit Jukatan.

Advertisements

Në kohën kur u bënë fotot, uragani ishte i kategorisë 5. Në Meksikë, autoritetet në shtetin e Jukatanit raportuan dëme të vogla nga Milton.

Advertisements

Linjat e energjisë elektrike, dritat e rrugëve dhe pemët ranë pranë bregut, ndërsa disa struktura të vogla me çati prej kashte u shkatërruan, tha guvernatori i Jukatanit.

Nuk raportohet për asnjë vdekje apo të lënduar.

Uragani shkatërrues Milton po i afrohet Floridas

Uragani Milton po i afrohet bregut të Gjirit të Floridës, duke u lënë banorëve vetëm disa orë për t’u evakuuar ose strehuar, përpara se stuhia të shkaktojë një rritje kërcënuese të nivelit të detit, shoqëruar nga erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu, në një zonë që u godit nga cikloni Elin, dy javë më parë.

Miliona njerëz përgjatë më shumë se 300 milje të vijës bregdetare janë urdhëruar të evakuohen dhe autoritetet lëshuan paralajmërime gjithnjë e më urgjente këtë mëngjes ndërsa moti ekstrem po afrohet.

You may also like