Një 74-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi pasi tentoi të kalonte shinat me motor kur papritur një tren erdhi dhe e përplasi.
Advertisements
Shqiptari ende i paidentifikuar u aksidentua mëngjesin e sotëm në rrugën Monastiriou, në perëndim të Selanikut.
Advertisements
Zjarrfikësit me shumë vështirësi arritën ta nxirrnin trupin e tij nga shinat dhe shqiptari mbërriti në spitalin Papanikolaou pa puls.
Ekuipazhi i ambulancës tha se ai kishte pësuar një arrest kardiak dhe sapo mbërriti në spital u konfirmua vdekja e tij.
Advertisements
Sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12 të mesditës, kur drejtuesi i motorit ka tentuar të kalojë me motor nëpër hekurat e shinës, të cilat ishin ulur dhe ndërsa pjesa tjetër e mjeteve ishin në pritje të ndaluar. Më pas treni e ka përplasur dhe hedhur disa metra larg.