Dy makina u dogjën mesditën e sotme brenda parkingut të një pallati duke shkaktuar panik te banorët që janë evakuuar me shpejtësi. Ngjarja ndodhi në një pallat në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë. Fatmirësisht të lënduar nuk ka.
Advertisements
Paraprakisht dyshohet se ka qenë një 35-vjeçar që i ka vënë zjarrin makinës së tij brenda garazhit të pallatit dhe më pas ka marrë një tjetër duke përhapur flakët. Tymi pushoi katet e pallatit dhe zonën. Banorët u evakuuan me shpejtësi nga zjarrfikësja.
Advertisements
Disa prej tyre dolën në ballkon duke kërkuar ndihmë. “Po mbyten nga tymi” dëgjoheshin fjalët e banorëve poshtë pallatit. Në vendngjarje shkuan 4 zjarrfikëse, që bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.