“Po më shkallon djali nga Xanax-i”/ Medikamenti shitet pa recetë! Mjeku ngre alarmin: ‘Drogë’ që krijon varësi

by editor

Emisioni investigativ tregoi mesazhet që i kishin mbërritur nga prindër të shqetësuar se fëmijët e tyre blinin në farmaci Xanax vetëm me një copë letër ku shkruhej emri i medikamentitmisioni Fiks Fare solli një problematikë të madhe siç është shitja e Xanax në farmaci pa recetë. Xanax është emri i tregut për alprazolam, një lloj droge e grupit të njohur si benzodiazepines, ose ‘benzos’, që zakonisht jepen prej mjekëve për të kuruar sindromën e ankthit.

Advertisements

Emisioni investigativ tregoi mesazhet që i kishin mbërritur nga prindër të shqetësuar se fëmijët e tyre blinin në farmaci Xanax vetëm me një copë letër ku shkruhej emri i medikamentit. Fiksi solli me zë dhe figurë blerjen në 5 farmaci të kryeqytetit Xanax 0.5 mg vetëm me këtë copë letër që tregohej në farmaci si foto në telefon.

Advertisements

Në bisedat me farmacistët dilte qartë se ajo ishte një copë letër ku nuk kishte as firmë dhe as vulë mjeku, dhe jo vetëm aq, medikamenti kërkohej nga adolëshentët dhe jepej pa problem.

Shpesh farmacistët diskutonin me blerësin për medikamentin ku thonin se nuk na lejohet ta japim pa recetë, por në fund e shisnin.

Por çfarë thonë specialistët për keqpërdorimin e këtij medikamenti?

Andrin Tahiri, Shefi i Shërbimit Toksikologjik në QSUT, thotë se letra me të cilën është marrë medikamenti absolutisht nuk është recetë, dhe kështu asnjë farmaci nuk duhet ta jepte pa një të tillë.

Ai tregon se ky medikament të bën të varur, sidomos adolëshentët të cilët kanë abuzuar me lëndë narkotike. Madje sipas tij varësia nga Xanax është shumë e rrezikshme. “Shumë raste paraqiten në toksikologjik, që mund të kenë dashur të dëmtojnë veten me mbidozë Xanax-i , por jo vetëm na kanë ardhur shumë raste që tashmë adolëshentët kanë krijuar varësi duke e marrë atë pa kriter si një medikament që i ndihmon për t’u shkëputur nga substancat narkotike.

Benzodiazepanët supozohet të merren për një periudhë të shkurtër. Problemi fillon kur duhen marrë doza gjithnjë e më të mëdha për të arritur efektin e njejtë,” thotë Dr Tony O’Neill, ligjërues i psikiatrisë klinike në Queen’s University Belfast.

Pas një periudhe më të gjatë të përdorimit të Xanax, sindrome potenciale janë pagjumsia, ankthi, krizat e panikut dhe neveria. Ndalimi i menjëhershëm mund të shkaktojë edhe kriza. Një nga rreziqet më të mëdha të vetmjekimit me Xanax është që studimet e bëra deri më tani për rreziqet, janë të bazuara me dozat e përshkruara nga mjeku imagjinoni kur merret pa përshkrim. Por edhe pse dihet rrezikshmëria e këtij medikamenti, ai jepet fare thjesht në farmacitë tona të gjithëve pa dallim moshe.

You may also like