Një turist bullgar ka humbur jetën pasi është rrëzuar teksa ngjitej në malin e Jezercës.
Advertisements
Ka qenë një grup turistësh që kanë marrë përsipër ngjitjen e malit, por gjatë rrugës dy prej tyre janë shkëputur dhe kanë humbur kontaktet me pjesën tjetër. Kërkimet për gjetjen e turistëve kanë vijuar me helikopter dhe pas disa orësh kërkime është gjetur trupi i pajetë.
Advertisements
Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit- shpëtimit malor vijon kërkimet nga toka për gjetjen e turistit tjetër bullgar, i cili rezulton i humbur.
Vlen të thuhet se maja e malit të Jezercës përbën rrezik për ngjitje amatore, pa guida përkatëse, pasi numri i turistëve që humbin jetën sa vjen e rritet.