Xum Allushi u shfaq mjaft i revoltuar ditën e sotme teksa fliste për Gjestin dhe veprimet e tij.
Advertisements
Gjatë një diskutimi me një pjesë të banorëve, Xumi u shpreh se nuk po luan në Big Brother sepse nëse e bën, e ka lojën “shumë të rëndë, ekstrem”.
Advertisements
Ndër të tjera, Xumi thotë se Gjestin ka “për ta zgjuar nga gjumi me rrahjet 120”, dhe do ta marrë “zvarrë me vete nga dera”.
“Kaq po prisja, sa të hapej ai zarfi i zi. Të dija çfarë kishte. Tani nuk kam për ta lënë unë atë. Do ta tërheq zvarrë nga dera. Ka për tu zgjuar nga gjumi me rrahjet 120″, thotë Xumi pë Gjestin.
Mirëpo e pranishme ishte edhe Egli Tako, e cila i ka ndërhyrë menjëherë.
“Kujdes me mënyrën e të shprehurit se ti mund të marrësh zvarrë kë të duash nga këtu dhe mund të dilni të dy, por burgun ke për ta bërë ti kur të dalësh, robi tjetër shkon në shtëpi. Edhe mua, edhe Jozin ti mund t’i marrësh zvarrë, por burgun dhe përgjegjësinë ligjore për të marrë zvarrë e bën ti”, i thotë ajo Xumit, ndërsa banori shihet më i qetë.