Po përdoret gjerësisht droga e rrezikshme që nxit p*rdhunimin/ Karamuço: Është ampulë dhe pluhur, hidhet lehtë në pije

by editor

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me një drogë sintetike që sipas tij po përhapet gjerësisht në vendin tonë.

Advertisements

Bëhet fjalë për substancën narkotike GHB, ose ndryshe njihet si droga e përdhunimit.

Advertisements

Një një intervistë në ABC News, Karamuço tha se kjo drogë është pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije dhe se efektet e saj fillestare fillojnë me një mpirje dhe më pas relaksohesh, ulen rrahjet e zemrës, humbet ndërgjegjen dhe mundësinë e reagimit, mund të jetë edhe vdekjeprurëse.

Gjithashtu Karamuço theksoi se një tjetër problem është se pas 24 orësh nuk mbetet më asgjë nga përdorimi.

“Ky vit ka pasur një specifik sepse nga 40 vrasje që llogarisim deri tani, kemi 12 vrasje ndaj femrave . Pra është rekord. Është bërë shumë aktuale dhe në Shqipëri kjo. Këto drogëra nuk kishim ndonjë traditë të madhe që i përdorim, por kemi pasur një tendencë për të futur sintetike këto dy vite, sidomos pas pandemisë nga këto festivale ndërkombëtare, ka filluar në Shëngjin, më pas në Bashtovë, për të vijuar në Dhërmi, ku pati edhe një hetim. GHB është droga sintetike e përdhunimit, kështu quhet në të gjithë botën. Është një lëndë, pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije. Është pluhur por edhe ampulë. Mund ta hedhësh në gotë, fillon një lloj mpirje. Është anti-depresant, ti relaksohesh, ulen rrahjet e zemrës, humbet ndërgjegjen dhe mundësinë e reagimit, mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Janë arrestuar edhe persona që vinin nga Anglia. Duket se ka gjetur treg në Shqipëri nga këta grabitqarët që synojnë femrat, që duan edhe të shfrytëzojnë sepse është e problemi i kujtesës sepse nuk mban mend gjë. Duhet të ketë kontroll për 24 orë sepse nuk mund të gjesh më asgjë pas 24 orësh. Rasti i 26-vjeçares është i dyshuar, thonë që ia kanë hedhur në pije. Por ende nuk dihet. Kemi pasur taksisë, që marrin të rinj pasi mbarojnë festa në clube dhe kanë një sjellje të humbur. Ajo është një ampulë, por organizimi varet sesi e përballon. Është edhe e frikshme dhe duhet sa më shumë sensibilizim”, tha ai.

You may also like