Po performonte natën e tragjedisë në Koçan, shuhet grupi muzikor DNK! Ndërrojnë jetë 6 anëtarët

Gjashtë anëtar të grupit DNK që performonte natën e tragjedisë në diskotekën në Koçan kanë ndërruar jetë. Mediat e huaja shkruajnë se pas konfirmimit se këngëtarja e grupit DNK ka humbur jetën, numri i anëtarëve të këtij grupi ka shkuar në 6, ndërsa më parë ishin konfirmuar si viktima të ngjarjes edhe vokalistja e dytë Sara Projkovska, beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov si dhe Igor Velkov inxhinieri i zërit i grupit.

Advertisements

Fillimisht u raportua se bateristi Gorgi Gorgiev dhe tastieristi Filip Stevanovski, i cili gjithashtu ishte profesor në Qendrën Shtetërore të Shkollës së Muzikës (DMUC) Sergej Mihailov – Shtip, ndërruan jetë nga zjarri. Pas kësaj u lajmërua se kishte ndërruar jetë edhe fotografi i grupit, Aleksandar Efremov, ndërsa më vonë u konfirmua se këngëtari Andrej Gjorgjieski kishte vdekur duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët nga zjarri.

Advertisements

Fakulteti i Artit Muzikor në Shkup e konfirmoi lajmin se nga zjarri në një diskotekë në Koçan ka humbur jetën edhe Sara Projkovska, e cila ishte mbështetëse e grupit “DNK”, por edhe profesoreshë në fakultetin e lartpërmendur. Familja e Andrejt konfirmoi për portalin “Telma” se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarë të tjerë të grupit – beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov. Anëtari i vetëm i mbijetuar i grupit është Vladimir Blažev Panço, i cili ka pësuar djegie pas shpërthimit të zjarrit dhe motra e tij konfirmoi se ai ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut.