Bardhi Demiraj, babai i 11-vjeçarit Dior Demiraj, i cili mbeti i plagosur nga atentati mafioz në Lundër i disa ditëve më parë, ka reaguar për herë të parë në emisionin “Opinion” teksa ka treguar dhe gjendjen shëndetësore të së miturit.
Advertisements
Demiraj është shprehur se ka qenë ai që i ka dërguar fëmijët në spital teksa ka treguar se 11-vjeçari ka marrë 2 plumba në trup dhe 2 të tjerë në dorën e majtë. Bardhi Demiraj është shprehur se nëse do të ishte vonuar dhe 1 minutë më shumë, i mituri mund të mos jetonte.
Advertisements
“Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë Bardhi Demiraj.
Momentalisht 11-vjeçari Dior Demiraj dhe i vëllai i tij, 17-vjeçari Marko ndodhen në Itali për trajtim të specializuar, ndërsa gjendja e të miturit paraqitet e rëndë.