‘Po të jap edhe 4 shqiptarë të veshur me Versace…Pak kanabis…’/ Media e njohur italiane përqesh marrëdhënien personale Rama – Meloni

by editor

Episodi i “C’è Costa per Te” i drejtuar nga Alessio Marzilli ka ribashkuar momente të ndryshme të Giorgia Melonit dhe Edi Ramës duke krijuar një intervistë ironike mes dy kryeministrave në emisionin “PorpagandaLive” që transmetohet në La7. Duke ironizuar marrëdhënien personale mes dy kryaministrave, moderatori, Alessio Marzilli, ka vënë pah këtë miqësi atipike.

Episodi një version humoristik i patentës “C’è posta per Te”, vë përballë kryeministres Gioragia Meloni, në një zarf që pret të hapet ose jo, kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në ballafaqimin e manipuluar pretendohet se dy kryeministrat janë në konflikt mes tyre për marrëveshjen e emigrantëve.

Advertisements

Moderatori: – Giorgia faleminderit që pranuat ftesën, është dikush nga ana tjetër e zarfit që është këtu për të kërkuar falje. Të shohim kush është?

-E prisje të ishte Edi Rama

Advertisements

(Meloni bën një grimasë si e çuditur)

Edi Rama: – Përshëndetje Giorgia!, Dua të them se duke parë ekranin, imazhet janë mjaftueshëm të forta. Jam këtu për këtë çfarë ndodhi, për fat të keq…

Advertisements

Moderatori: – Edi nga 1-10 sa varet nga ty ky pezullim i marrëveshjes së emigrantëve?

Edi Rama: – Zero, asgjë…

Moderatori: – Po përse atëherë i kërkon falje Giorgias?

Edi Rama: – Sepse nuk është një gjë e bukur… Gjithë kjo audiencë po pret nëse ajo do më falë apo jo.

Moderatori: – Giorgia çfarë ndjesie ke për Edin në këtë moment?

Giorgia Meloni: – Jam indiferente

Edi Rama: – Giorgia më thuaj çfarë do; Ministrinë e Jashtme? Ok, e ke!

Moderatori: – Nuk e di sa është e besueshme por po të jep një ministri të tërë. Çfarë mendon?

Giorgia Meloni: – Dua më shumë.

Edi Rama: – Dakord, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë, pra gjysmën e qeverisë….

Giorgia Meloni: – Dua më shumë.

Edi Rama: – 1.2 miliardë

Giorgia Meloni: – Dua më shumë.

Edi Rama: – 2,5 miliardë

Giorgia Meloni: – Dua më shumë.

Edi Rama:- Po të jap edhe 4 shqiptarë të veshur me Versace…Pak kanabis…

Moderatori: – Giorgia ta hapim zarfin apo do të vazhdojmë kështu deri në infinit….

Giorgia Meloni: – Faleminderit por unë do ta mbyll zarfin…

Moderatori: Mbyllni zarfin, Edi më vjen keq!

You may also like