“Po tregon frustrimet që ka nga jashtë”/ Milaim Zeka komenton lojën e Ilnisës: Duket që ka jetë me turbulenca të mëdha

by editor

Sot në “Big Brother Fan Club” u diskutuan sherret e mbrëmjes së djeshme në prime, ku ndër protagonistët ishin Ilnisa dhe Rikja.

Advertisements

I ftuar në studio ishte dhe gazetari kosovar, Milaim Zeka, i cili për Ilnisën tha se po bën një lojë të tillë pasi po shfaq frustrimet që ka nga jashtë.

Advertisements

“Ilnisa po bën këtë lojë se po i tregon brenda ato frustrimet që ka jashtë. Duket që ka një jetë me turbulenca shumë të mëdhaja që arrin deri në këtë pikë,” tha Zeka.

Po ashtu edhe ish-fituesi i Big Brother, Anaid Kaloti, tha se i vetmi person që po bën lojën më të keqe aty është Ilnisa.

Zënkat mes Ilnisës dhe Rikes, i komentoi dhe Ina Kollçaku, e cila kritikoi gjuhën e përdorur nga dy vajzat.

“Ilnisa nuk mund të flasi për standart në një moment që flet vetë me fjalë si ke kërcyer me gjithë rruzullin,” tha Ina.

You may also like