Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec.
Një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion. Si pasojë, dy pasagjerë në furgon janë lënduar.
“Pogradec/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Kalivaç-Pogradec”, mëngjesin e sotëm, automjeti tip “Benz”, furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Advertisements
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanava dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.
(Balkanweb)
Advertisements