“Polici më vendosi armën në gjoks”- Shqiponjat qëlluan Audin Q8, si u zbulua ngjarja

by editor

Euronews Albania ka siguruar dosjen e plotë hetimore ku forcat e posaçme “Shqiponja” kanë qëlluar me armë ndaj një automjeti.

Advertisements

Më 8 mars të ketij viti një patrullë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” do të ndalonte për një kontroll rutinë një automjet tip Audi Q8, ngjyrë të bardhë, tek rrethrrutullimi i Rinasit që lëvizte në drejtim të Fushë-Krujës.

Advertisements

Në drejtim të mjetit rezulton të ketë qenë shtetasi Taulant Niklekaj dhe pasagjer Miklevan Tafa. Pasi i ka dhënë dokumentacionin e mjetit për verifikim punonjësve të policisë në shërbim Rezart Berberi, Elton Dokollari dhe Florian Zeneli, drejtuesi i mjetit i ka kërkuar efektivëve mos ta vonojnë pasi kishte djalin 9 vjeçar në spitalin e Mamurrasit në urgjencë me temperaturë të lartë, e verifikuar kjo nga prokuroria dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

Nga deklarimet e dhëna Taulant Niklekaj është shprehur se teksa ka ndezur makinën, një prej efektivëve i ka vendosur armën në kraharor duke i thënë se do ta vriste, gjë që është mohuar nga punonjësit e policisë të vënë nëën akuzë. Me pas Niklekaj është shprehur se i ka dhënë gaz makinës pasi kishte djalin në spital dhe nga frika se punonjësit e policisë mund të ishin të paguar për ti bërë keq për shkak të një hasmërie që ka.

Në largim ka pohuar se ka dëgjuar 2 kisma arme. Pasi ka mbërritur ne spitalin e Mamurrasit ka vënë re se goma e mjetit ishte çarë nga nje plumb. Nga hetimet u zbulua dhe nje plumb tjeter ne sediljen e pasme të mjetit Audi Q8 në lartësine e fenerëve të pasëm. Në deklarimet e tyre punonjësit e policisë kanë tentuar të fshehin ngjarjen duke mos raportuar se kanë qëlluar me armë, as në sallën operative dhe as tek eprorët e tyre. Madje mbrëëmjen e ngjarjes ata kanë depozituar kallëzim në stacionin policor të Fushë-Krujës për kundërshtim dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Ata kanë pretenduar se shtetasi që drejtonte automjetin Audi Q8 me manovrat e tij i ka rrezikuar jetën gjatë largimit.

Si u raportua ngjarja nga efektivët e Shqiponjave:

“Në datën 08.03.2024 ora 20:25, telefonuesi Shigeta dy, adresa rrethi i Rinasit, përshkrimi: Shigjeta dy raporton se kemi ndaluar tek rethi i Rinasit mjetin AB959ML me drejtues 190505114K dhe pasagier J50811109K të cilët në momentin që i thamë të zbresin për kontroll i mbyllën xhamat dhe u larguan me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës, dokumentet na i lanë në dorë dhe u larguan me shpejtësi duke na rrezikuar jetën. Ju dha targa e mjetit shërbimeve nga operatori i kanalit 51. Patrulla po kalon për të bërë kallëzim për rastin, problemi: Verifikim personi në drejtim automjet, zona e mbulimit Komisariati Nr. 6, numri unik 202403080631, data e krijimit 08.03.2024, ora 20:26, Oficeri që e ka kërkuar: 9026352, Elton Dokollari, Struktura: 5784, Seksioni i Forcës së Posaçme “Shigjeta”, në DVP Tiranë, Statusi: Mbyllur si ngjarje jo-kriminale”.

Por ka qenë ekspertiza balistike e armëve të sherbimit ajo që ka zbuluar ngjarjen. Edhe pse është pyetur gjatë hetimeve më datën 9 shtator, efektivi i shqiponjave Rezart Berberi me masë sigurie “Arrest në burg”, akuzohet për “Vrasje me dashje mbetur në tentative”, nuk u arrit të arrestohej. Ndërkohë për dy efektivët e tjerë Elton Dokollari dhe Florian Zeneli është caktuar masa “Detyrim paraqitje” për “Shpërdorim detyre”, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

You may also like