Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në zonën e Krastës të qytetit të Krujës. Si rezultat i operacionit policor të koduar ‘Krasta’, u vu në pranga Shkëlzen Allushi për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar së bashku me shtetasin me iniciale M.B, 18-vjeç, i cili po procedohet në gjendje të lirë. Mësohet se policia ka sekuestruar si provë materiale makinën e 22-vjeçarit, të cilën dyshohet se e përdorte për të shkuar në vendin ku kishte mbjellë fidanët.
Advertisements
NJOFTIMI I POLICISË:
Advertisements
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë parandaluar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.
Në kuadër të operacionit “Krasta”, arrestuan shtetasin Sh. A., 22 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. B., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar, në fshatin Krastë.
Gjithashtu,në vijim të veprimeve proceduriale u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe automjeti në pronësi të 22-vjeçarit, i cili e përdorte për të shkuar tek vendi ku kishte kultivuar fidanë narkotikë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”