Policia greke ndërton skemën/ Kush qëndron pas masakrës në Greqi? Urdhri për ekzekutimin e gjashtë shqiptarëve dyshohet se u dha nga…

by editor

Kush qëndron pas masakrës me gjashtë viktima në Greqi, ku u ekzekutuan gjashtë shqiptarë? Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje që hedhin dritë rreth kësaj masakre dhe që mund t’i japin përgjigje pyetjes.

Advertisements

Dyshohet se pas këtij urdhri për ekzekutimin e gjashtë shqiptarëve qëndron mafia shqiptare e burgjeve.

Advertisements

Pasi që në fillim të ngjarjes u raportua se atentati ndaj 6 personave u bë për larje hesapesh. Prita u bë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa. Sipas autoriteteve greke ky vend është zgjedhur nga autorët pasi është favorizuar edhe për t’u arratisur.

Të paktën kjo duket të jetë skema e ndërtuar nga oficerët e policisë greke. Më tej sqarohet se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare dyshohet se kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme si drogë apo grabitje.

Po ashtu, dyshohet se nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit nga policia rezulton se autorët kanë marrë disa sende nga automjeti i viktimave.

You may also like