Policia greke publikon foton e “skifterit” nga Delvina, akuzohet për disa vjedhje (Emri+Foto)

36 vjeçari shqiptar Oklend Berberi i cili u arrestua nga policia greke si autor i vjedhjes së kuletave të pasagjerëve në tramvaj në Nea Smyrni, në datat 28 janar dhe 4 shkurt, rezulton me precedentë të shumtë në vjedhje.

Advertisements

Gjithashtu autoritetet greke kanë publikuar emrin dhe fotot e të riut nga Delvina dhe i kanë bërë thirrje publikut që të denoncojnë nëse ai është i përfshirë në ngjarje të tjera.

Advertisements

Po ashtu autoritetet greke bëjnë me dije se po hetohet për të zbuluar apo ndjekur penalisht krime të ngjarshme që janë kryer nga i pandehuri ndaj viktimave të tjera dhe të parandalohen kërcënime të tilla për sigurinë publike.

“Duke qenë se vepra penale e mësipërme cënon interesin legjitim të pasurisë, ky zbulim specifik, në përputhje me Urdhrin e Prokurorit përkatës, synon të hetojë, zbulojë ose ndjekë penalisht krime të natyrës së ngjashme që janë kryer nga i pandehuri ndaj viktimave të tjera dhe të parandalojë një kërcënim për sigurinë publike në lidhje me krimet e mësipërme”, thuhet në njoftimin e policisë.